Celebrities

Meghan Markle dhe Princ Harry marrin vendimin më të rëndësishëm të jetës!

Dukesha e Susexxit, Meghan Markle dhe Princ Harry kanë marrë një vendim që mesa duket do të qetësojë jetën e tyre. Çifti mbretëror është lodhur së fundmi nga komentet negative dhe ka vendosur të heqë dorë nga çdo rrjet social si ‘Twitter’, ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’.

Sipas ‘Times of London’, Meghan dhe Harry që pas shkëputjes nga familja kanë marrë shumë komente negative dhe nuk e duan këtë gjë në jetën e tyre. Kujtojmë se Meghan rrëfeu disa muaj më parë se kishte humbur fëmijën e dytë pas një aborti dhe se kjo ngjarje kishte lënë gjurmë të thella tek ajo.

Mirëpo duket se çifti e kanë kaluar këtë ngjarje të trishtë dhe janë sërish në pritje të një fëmije. E përjavshmja ‘Gente’ ka publikuar disa foto ekskluzive, në të cilat Meghan shfaqet me barkun e rrumbullakosur përkrah Harry-t. E fotografuar me një pallto të hapur, aktorja tregon një bark rrumbullak dyshues.