Aktualitet Politikë

Meta pret në Presidencë ambasadorin e ri të Spanjës në vendin tonë Álvaro Renedo Zalba: Faleminderit për mbështetjen në procesin e integrimit europian

Presidenti i Republikës, Meta priti sot Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri, Álvaro Renedo Zalba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Zalba suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.
Kreu i Shteti vlerësoi rritjen e shkëmbimeve të fundit politike mes dy vendeve dhe nënvizoi rëndësinë e vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, turizëm, art, kulturë dhe arsim duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese reciproke.

Presidenti Meta e falënderoi Ambasadorin veçanërisht për qëndrimin mbështetës të Spanjës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.