Celebrities Showbiz

Modelja Ashley Graham shfaqet fare ‘pa filtra’ në foton e saj të fundit!

Modelja e njohur Ashley Graham, ka dokumentuar udhëtimin e saj të shtatzënisë me fëmijën e saj të dytë gjatë gjithë kësaj kohe në mediat sociale. Ashley së fundmi ka dalë në Instagram për të ndarë një fotografi të bukur të foshnjës së saj në rritje. Ndërsa nuk kishte veshur rroba, Graham u shfaq me një shikim larg kamerës dhe mbulonte gjoksin me duar. Modelja bëri shaka duke shkruajtur:

Ah, ajo është përsëri lakuriq.

Hera e fundit që Graham tregoi barkun e saj ishte kur ajo shkoi në plazh me familjen e saj disa ditë më parë. Fashionistja kishte veshur një palë bikini të mrekullueshëm ngjyrë të kuqe dhe një kapele e stilit ‘bucket’ dhe ajo i mbishkruante fotot:

Zemra dhe barku im janë plot.

Rikujtojmë se, në një intervistë të bërë së fundmi, Ashley ka folur më shumë mbi shtatzaninë e saj dhe se si ajo po përgatitet që të mirëpresë fëmijën që do të vijë në jetë në fund të këtij viti. Ajo pranoi se kur u bë nënë për herë të parë me Isaac, mësoi se në fakt ka më pak përgatitje për t’u bërë se sa mendohet.

Ajo dhe Justin kanë dhe një djalë të quajtur Isaac, i cili erdhi në jetë në janar të vitit të kaluar. Megjithatë, duke marrë parasysh që Isaac është ende i vogël, Ashley është një nënë shumë e ngarkuar tani. Ajo pranon se ndihet shumë e lodhur duke i ardhur gjithë kohën nga pas djalit të saj. Edhe pse Isaac është ende i vogël për të kuptuar se do të bëhet një vëlla i madh për fëmijën që do të vijë në jetë, duket se gjithsesi ai po zhvillon disa instikte.