Celebrities

Modelja e njohur amerikane zbulon frikën e saj më të madhe

Modelja e njohur amerikane, Hailey Bieber ka treguar për ndjekësit frikën e saj më të madhe. Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm kanadez, Justin Bieber, festoi ditëlindjen një ditë më parë dhe mes ripostimeve të shumta të personave që e kishin uruar, ajo zgjodhi të tregojë edhe në lidhje me frikën e saj më të madhe.

Hailey ndau në Instastory një video të publikuar nga llogaria ‘Comlex‘, ku shihej oqeani i trazuar gjatë stinës së dimrit. Modelja shkruan: “Ky është makthi im më i keq”. Hailey nuk paska fare faj sepse me të vërtetë video-ja qenka e frikshme. Nuk mendoni edhe ju kështu?

Rikujtojmë, se kohët e fundit modelja është përfolur për një shtatzëni të mundshme. Së fundmi, “Us weekly” raportoi se dyshja është në pritje të fëmijës së parë dhe rrjeti u dogj. Mirëpo, edhe një herë ky lajm rezultoi i pavërtetë. Vetë Hailey reagoi nëpërmjet një Instastory, ku i mohoi këto zëra. “Që kur ju njoh e di që doni gjithnjë të jeni të parët për lajme ekskluzive! Unë nuk jam shtatzënë!-shtoi ajo.