Celebrities Live From Tirana Music

Mos Elhaida sapo na konfirmoi se dikush ja ka rrëmbyer zemrën?!

E ftuar në “Live From Tirana” ditën e sotme ishte këngëtarja që po bën një bujë të madhe momentalisht me publikimin e albumit të saj më të ri, “ZanIN”. Është fjala pikërisht për Elhaida Danin. Ajo ka diskutuar gjatë mbi detajet e albumit si dhe prapaskenat e secilit prej videoklipeve. E pyetur më specifikisht për secilën prej këngëve të saj, Elhaida nuk ka ngurruar që të ndajë me publikun çdo përjetim të sajin gjatë xhirimit të tyre.

E pyetur për këngën “Amore” se cili i ka rrëmbyer zemrën Elhaidës, ajo ka refezuar të përgjigjet dhe ka dëshiruar që të kalonte në pyetjen tjetër. Por me këmbënguljen e Elios Shulit, duket sikur ajo më në fund është dorëzuar.

Ma ka marrë zemrën dhe shpirtin ky projekt, për të cilin jam sot këtu, asgjë tjetër. Sa herë më bëhet kjo pyetje më duket simur do të jap ato përgjigjet që i di gjithë bota dhe do më qeshin, ama nuk do ndaloj ndonjëherë të flas për jetën time private. Dhe kjo është ajo gjëja që e kam mbajtur që në fillim dhe dua të vazhdoj ta mbaj. Jam e lumtur, jam shumë e lumtur. Dhe jam një vajzë me fat. Dhe nuk e kam fjalën për projektin.

Kur erdhi rradha e “Kënga jonë”, Elhaida u shpreh se kjo është kënga e saj e preferuar e gjithë këtij projekti. Ajo u shpreh lidhur me të:

Është një këngë që e këndon dhe nuk trishtohesh. E dëgjon dhe nuk trishtohesh edhe pse tregon fundin e një historie dhe flet për një vajzë që akoma ka ndjesitë, akoma pret ndoshta dhe akoma ka frikë se nëse e takon në rrugë personin që dashuron do ta lëndojë, do t’i rikujtohet gjithçka. Po flasim për këtë vajzën e klipit, që nuk e njoh, është shumë simpatike. Ky është edhe klipi im i preferuar. Në dy refrenet e fundit që janë kënduar, ata që më njohin, edhe mami im, e dëgjojnë që është zëri im kur qan. U futa dhe e përjetova aq shumë sa për ta transmetuar duhet të isha 100% unë. E ndjej akoma edhe sot sa herë e dëgjoj.

Duket se Elhaida është shumë romantike dhe padyshim që ka dhënë shumë nga vetja në çdo detaj të gjithë këtij projekti të suksesshëm. Gjithashtu rikujtojmë se, një rol kryesor në albumin “ZanIN” ka luajtur edhe Ajola Xoxa, e cila ka qenë edhe personi kyç që është kujdesur për gjithçka duke filluar nga detaji më i vogël në lidhje me videot dhe me kurimin e imazhit të saj në finalizimin e albumit.