Celebrities Gossip Showbiz

Mozzik nuk dha një paralajmërim vetëm për sezonin veror, por për të gjithë vitin!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.

Së fundmi Mozzik ka sjellë këngën e tij “Fatkeqësi”. Ky projekt mjaft interesant arriti të ketë në vetëm 1 muaj afro 10 milion klikime në platformën Youtube. E duket se përgjatë këtij viti, artisti do të sjellë projekte të tjera muzikore dhe ky është një premtim nga ana e tij. Me anë të një Instastory të postuar pak më parë, reperi ka shkruar:

Mbahem prej fjale! Këtë vit shkatërrohet tregu! 

Epo Mozzik, jemi gjithë sy e veshë…

Projekti më i fundit nga Mozzik ‘Fatkeqësi’ u përfol mjaft shumë në media pasi në videoklip, protagoniste ishte Efi Dhedhes, banorja e spektaklit më të përfolur të momentit’ BBV’ e cila mori pjesë pas daljes së saj të parë nga shtëpia në projektin e reperit.