Showbiz

“Muzikë për Shpresën” koncerti live i Andrea Bocellit drithëron miliona shikues online

Ditën e Pashkës, muzikanti i talentuar operistik Andrea Bocelli dhuroi një spektakël të paharrueshëm duke mbledhur miliona njerëz onlinë për të shijuar disa copëza nga muzika e tij.

“Muzikë për Shpresën” e quajti ai koncertin në Katedralen Dumo në Milano që tashmë është shndërruar në një qytet fantazmë. Megjithëse ishte i vetëm para një mikrofoni, koncertin e ndoqën live mbi 23 milion shikues në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.

Qëllimi i tij ishte të bënte bashkë të gjithë njerëzit të dielën e Pashkës pavarësisht fesë apo atyre që nuk besojnë në Zot. “Besoj tek fuqia e lutjes kur e bëjmë të gjithë së bashku. Besoj tek Pashka e Krishterë, një simbol universal i rilindjes të cilën edhe nëse të gjithë nuk e besojnë, kanë vërtetë nevojë për të” -tha ai duke emocionuar publikun virtual.