Celebrities Gossip Showbiz

Myk, insekte dhe lagështi/Banesat e Brad Pitt për familjet në nevojë të pabanueshme!

Vetëm 6 nga 109 banesat që ka ndërtuar aktori hollivudian Brad Pitt për familjet e varfra në New Orleans, pas shkatërrimit që shkaktoi uragani Katrina në vitin 2005, janë të banueshme sot. Sipas “Daily Mail”, shumica e shtëpive, që u ndërtuan për 26,8 milionë dollarë nëpërmjet “Make It Right Foundation”, janë mbuluar nga myku, insektet dhe lagështia.

Dy prej tyre janë rrëzuar për shkak të problemeve të rënda, ndërkohë që komuna do të marrë në dorë banesat e tjera, pasi i konsideron të rrezikshme për sigurinë e njerëzve. Shumë banesa janë bosh 20 vite pas katastrofës natyrore, ndërsa ato të banuarat kanë dëmtime në çati dhe probleme me sistemin hidraulik. Disa prej banorëve kanë paditur fondacionin e aktorit Brad Pitt, që tashmë ka ndërprerë edhe asistencën për ta.

Problemet strukturore dhe të tjera po bëjnë që shumë banorë të frikësohen për shëndetin e tyre. ‘Make It Right’, pavarësisht asaj që mund të sugjerojë emri i saj, nuk i ka zgjidhur këto çështje dhe nuk i ka ndihmuar banorët. Në vend të kësaj, organizata jofitimprurëse e udhëhequr nga yjet e filmit me sa duket është zhdukur. Arkitekti Frank Gehry u shpreh se:

Si një gjeograf urban që hulumton mbi zhvillimin e banesave, unë kam ndjekur përpjekjet e ‘Make It Right’ që nga viti 2018, kur banorët u përpoqën të përfshinin Këshillin e Qytetit të New Orleans dhe t’i bënin autoritetet bashkiake të inspektonin shtëpitë. Situata vetëm është përkeqësuar që atëherë, duke nxjerrë në pah rreziqet që mund të shoqërojnë zhvillimin e banesave jofitimprurëse.

Ndërkaq, rikujtojmë se gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, duket se ka marrë përsipër për të prodhuar një film të suksesshëm të Formula 1 me aktorin e njohur Brad Pitt. Interesi për “Formula 1” ka shpërthyer vitet e fundit, jo pak falë suksesit të serialit “Drive to Survive” të Netflix, i cili solli një mori fansash të rinj nga SHBA.

Kompani si Apple, Paramount Pictures, MGM, Sony Entertainment, Universal Pictures, Disney, Netflix dhe Amazon kanë konkurruar të gjithë për të drejtat e prodhimit të këtij filmi. Ndërsa ylli i Hollywood-it tashmë është konfirmuar si aktori kryesor i projektit ende të pa titulluar, shtatë herë kampioni i F1, Lewis Hamilton përflitet gjithashtu për një rol në film.