Celebrities Gossip Showbiz

Na habiti! Enca befason me numrin e fotove në…

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. E së fundmi, Enca ka ndarë me ndjekësit një ‘screenshot’ nga galeria e telefonit të saj. Nuk është se kishim dyshime që bukuroshja kishte shumë foto dhe video në albumin e saj, por shifra që na tregoi na ‘shokoi’ paksa! Plot mbi 120 mijë…

Epo Enca është thjesht Enca…

Bukuroshja shpesh nuk ngurron të tregohet tepër provokuese me postimet e saj, kështu ka ndodhur dhe këtë herë. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram në formën e një karuseli fotografish dhe mund të themi me plot gojë se ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve.

Enca ka mbajtur një fatkeqësi që i ka ndodhur para pak ditësh larg vëmendjes së publikut dhe këtë e tregoi vetëm pak ditë më parë me anë të disa postimeve në Instastory. Enca pak muaj pas humbjes së të atit, është në zi për humbjen e gjyshit të saj.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka 3 muaj nga lançimi dhe ka arritur plot 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.