Celebrities

Naomi shmang kondicionerët sepse…

Një ndër divat dhe ikonat e modës, Naomi Campbell, jep gjithmonë këshillat e duhura rreth bukurisë apo paraqitjes së një femre.

Së fundmi, në “Architectural Digest” ajo ka zbuluar një ndër sekretet e saj më të mëdha të bukurisë, e cila është se ajo i shmang kondicionerët.
Po po, një gjë e tillë ajo beson se krijon rrudha.

Një lajm i tillë ishte surprizues për të gjithë pasi askujt nuk do t’i shkonte ndërmend diçka e tillë.
Naomi di gjithmonë se si të qëndrojë në qendër të vëmendjes, madje ajo na befasoi të gjithëve me faktin se është bërë nënë për herë të parë. Gjë që e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqej një këmbë bebi dhe i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla.