Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare ish-vokalisti i famshëm i “Skid Row”, Johnny Solinger

Johnny Solinger, ish-vokalisti kryesor i grupit “Skid Row” ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka dhënë faqja zyrtare e “Skid Row” në “Instagram”. Ndërkohë në muajin maj këngëtari kishte njoftuar nëpërmjet “Facebook”-ut se ishte diagnostikuar me kancer në mëlçi.

Me trishtim duhet t’i bëj të ditur të gjithëve se çfarë po ndodh me mua dhe shëndetin tim. Unë kam qenë i shtruar në spital gjatë muajit të fundit. Unë jam diagnostikuar me dështim të mëlçisë. Dhe prognoza nuk është aq e mirë.

Një fushatë u krijua menjëherë nga shoku i tij, Brian Lawrence, për të ndihmuar në pagimin e faturave të tij mjekësore dhe kujdesin shëndetësor.

Miku i artistit të ndjerë ka postuar azhurnime për shëndetin e Solinger rregullisht që kur fondi filloi në maj. Fushata mblodhi 16,525 dollarë nga qëllimi i saj prej 100,000 dollarësh.

Grupi rock amerikan u formua në vitin 1986 në New Jersey. Ndërkohë pas vdekjes së Solinger, ish-shokët e tij të bandës postuan homazhe. Në postimin e fundit në rrjetet sociale, grupi u shpreh:

Ne jemi të pikëlluar nga lajmet e hidhura për vëllain tonë Johnny Solinger. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe fansat e tij. Godspeed Singo. Përshëndetni Scrappy për ne!