Celebrities Showbiz

“Kam bërë gjëra që nuk ishin të pranueshme për një burrë”, Kanye West nuk dorëzohet! Sërish një tjetër deklaratë për Kim Kardashian!

Reperi i njohur Kanye West, këtë të mërkurë tha se Zoti do ta ribashkojë atë dhe ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian, pasi ai pranoi se kishte bërë gabime në martesën e tij. 44-vjeçari, foli për martesën e tij teksa u shfaq në misionin e Los Angeles-it për të ofruar 1000 mijë vakte në Skid Row përpara Festës së Falenderimeve. Sipas “Page Six” Kanye u shpreh se:

Ajo që Zoti dëshiron është të shohë se ne mund të shpjegohemi për të gjitha në lidhje me këtë marrëdhënie. Ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime. Kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort, por sot nuk e dija se do të isha përballë këtij mikrofoni dhe jam këtu për të ndryshuar.

Kanye foli për statusin e lidhjes pasi romanca e re e Kardashian me Pete Davidson vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe në titujt  kryesorë të lajmeve në media. West, duke iu referuar ekskluzivitetit të reality show-t të familjes Kardashian, u tha të pranishmëve se:

Nuk po e lejoj “E!News” të shkruajë rrëfimin e familjes sime. Nuk po e lë “Hulu”-n të shkruajë rrëfimin e familjes sime. Unë jam Zot i shtëpisë sime.

Kanye West ka katër fëmijë me Kim Kardashian: North 8 vjeç, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeç dhe Psalm dy vjeç, tha se prindërimi mbetet prioriteti i tij më i rëndësishëm në mes të kësaj periudhe të trazuar. Ai rrëfen se:

Duhet të jem pranë fëmijëve të mi sa më shumë që të jetë e mundur. Unë po bëj gjithçka për të qenë pranë tyre. Po përpiqem ta shpreh këtë në mënyrën më të arsyeshme, në mënyrën më të qetë të mundshme, por duhet të kthehem në shtëpi.

Në fjalimin e tij, reperi foli gjithashtu për ndikimin e madh që ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë në publik dhe aludoi për pabarazitë ekonomike me të cilat përballet vendi. Në këtë event, artisti i njohur për publikun e gjerë, u shfaq i veshur me një xhaketë lëkure në ngjyrë të zezë, pantallona të zeza dhe çizme në po të njëjtën ngjyrë. Si aksesor kishte vendosur syze, kapele dhe doreza gjithashtu në ngjyrë të zezë.

Kanye foli disa ditë pasi Kardashian dhe Pete Davidson, u panë së bashku për një darkë romantike në restorantin luksoz  “Giorgio Baldi” në Santa Monica të Kalifornisë. Dyshja u larguan nga ndërtesa luksoze me Lamborghini. Pas paraqitjes së divorcit të Kardashian shkurtin e kaluar, West ka qenë në një lidhje romantike me modelet Irina Shayk 35 vjeç dhe Vinetria 22-vjeçe.

Rikujtojmë se, Kanye West tregoi xhaketën e tij të zbukuruar me fytyrat e fëmijëve, ndërsa ish-partnerja e tij Kim Kardashian shijonte takimet me Pete Davidson. Reperi dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, u martuan në vitin 2014 dhe u ndanë në fillim të këtij viti.

Gjithashtu, Kim Kardashian dhe Pete Davidson vazhdojnë të shfaqin në publik dashurinë e tyre, ndërsa romanca e re e konfirmuar është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Çifti i dashuruar u panë së bashku shumë të lumtur duke buzëqeshur, teksa dolën për një mbrëmje romantike, megjithatë  dukej sikur Ylli i “Keepeng Up With The Kardashians” dhe Pete Davidson, kishin shijuar një mbrëmje romantike së bashku plot dashuri, teksa vihet re se aktori amerikan kishte një shenjë në anën e majtë të qafës së tij.