Celebrities Film & Tv Showbiz

Ndodh eleminimi i parë për këtë sezon! Ja kush largohet nga gara e “Dancing With The Stars”!

“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.

Kjo për vetë faktin se sot erdhi edhe eleminimi i parë për këtë sezon. Dyshja Ronaldo-Frenki dhe Sara-Erind ishin përballë njëri-tjetrit në këtë eleminim. Ata u cilësuan si dyshja më pak e votuar për këtë natë, por Ronaldo pati fatin të vazhdonte këtë garë. Ndërsa rrugëtimi i Sarës në këtë program fatkeqësisht përfundon këtu. Sara dhe Erindi performuan një Paso Doble, të cilët u vlerësuan me 18 pikë. Por edhe me votat e publikut, ata sërish nuk ja dolën të kualifikoheshin për në natën tjetër të spektaklit.

Ju rikujtojmë se, përpara se të niste spektakli i sotëm, u përgatit një performancë drithëruese në kujtim të themeluesit të Top Medias, të ndjerit Dritan Hoxha. Bashkë me këtë performancë nga trupa e baletit, vjen edhe një dedikim akoma edhe më emocionues për të nga skuadra e “Dancing With The Stars”.