Celebrities Gossip Showbiz

Në mes të gjithë kësaj ‘zhurme’, Rina Balaj paralajmëron projektin e radhës muzikor!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Bukuroshja vazhdimisht tregon momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka postuar në Instastory një video e cila është bërë virale kudo në TikTok, teksa shfaqet duke realizuar sfidën e kërcimit të ish- partnerit të saj, i cili e ka realizuar me disa vajza të tjera, duke i bërë një ‘diss’ haptazi SinBoy.

E në mes të gjithë kësaj ‘zhurme’, Rina ka nisur nga puna për projektin e radhës muzikor, pak ditë nga publikimi i bashkëpunimit me Melindën. Këtë e ka zbuluar vetë artistja, teksa ka treguar me anë të një Instastory se ndodhet në studio.

Mesa duket, Rina nuk paska ndërmend të ndalet me ‘thumbat’ ndaj SinBoy, pasi vetëm disa orë më parë teksa ka postuar një karusel me fotografi ku pozon e shtrirë në shtrat shumë provokuese, krahas ka shkruar një shprehje që lidhet me situatën e saj me ish- partnerin.