Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Në një intervistë ‘pa doreza’, Ardit Çuni komenton banorët e “Big Brother Vip”!

“Big Brother Vip” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për vetëm një muaj. Banorët e shtëpisë më të famshme, kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë këtyre javëve. Një nga më të diskutuarit sigurisht që ka qenë Ardit Çuni i cili ditën e sotme ishte i ftuar në “Pardon My French”.

Në një intervistë ku zbuloi gjithçka ekskluzivisht për Top Albania Radio, Arditi nuk nguroi as të komentonte banorët e shtëpisë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme siç është shprehur vetë ai, por ka patur edhe debate të panumërta, diçka më se normale në një shtëpi me aq shumë banorë dhe karaktere të ndryshme. Por si i ka përjetuar ato ai, dhe a e ka zhgënjyer ndonjë nga banorët?!

Unë jam banori i vetëm që nuk më ka ndryshuar mendimi nga brenda shtëpisë dhe jashtë saj. 31 ditë janë mjuaftueshëm për t’i njohur njerëzit, 31 ditë aty brenda. I kam parë videot, i kam lidhur me situatat dhe nuk jam zhgënjyer në asnjë moment. E para nuk kam patur pritshmëri, vazhdoj të kem të njejtat mendime, ndoshta të zbutura për disa e me rezerva për të tjerë, por zhgënjim jo.

Kujtojmë, se një nga banorët me të cilët Arditi ka patur më shumë përplasje ishte pikërisht Donaldi, të cilin nuk la pa komentuar.

Unë nuk kam thënë që ishte strategji, por takimi me Borën, Donaldin e ngriti shumë. Këtë e pashë edhe kur dola. Është më se normale, njerëzit tentojnë të lidhen emocionalisht me njerëzit që kanë surpriza emocionale. Ishte diçka shumë romantike që u përfol në media.

Arditin e ka habitur deri diku vendimi i Fifit, për ta vënë në eleminim me Donaldin, por duket se frikën nuk ia kishte vetëm atij, duke na zbuluar se me kë banor tjetër nuk do të donte të përballej.

Me të gjithë përveç Ilirit, Arjolës, Beniadës, jo pasi është e fortë kjo e fundit, por sepse nuk doja të gjendesha përballë saj, por dhe Kleidit. Kleidin e mendoja banor të fortë kur isha në shtëpi, ndërsa kur dola kuptova që nuk ishte lojtar i fortë.

Gjithashtu, një tjetër personazh me të cilin Arditi u përball ka qenë pikërisht Paloma. Pavërsisht marrëdhënies së ndërlikuar mes të dyve, në fund ai ia doli ta falë atë.

Une jam njeri që me dhemb kur shoh të tjerët që vuajnë. E kam parë që e ka vuajtur esktremisht shumë. Më ka kërkuar falje me shpirt.

Qëndimi i Arditit në shtëpinë e “Big Brother Vip”, nuk ka qenë vetëm me debate, teksa vlen për t’u theksuar marrëdhënia e tij e afërt me Beniadën, për të cilën, ai u shpreh se nuk do të donte të përballej në një nominim.

Nuk do doja të ndodhte, as ta mendoja. Nëse do dilte javën e parë unë e kam thënë që do dilja në vend të saj, sepse ajo kishte nevojë të shprehej. Nuk kishte mbështetje në Shqipëri, ajo e ka thënë që kishte publik italian. Nuk do doja ta kishim bashkë përballjen.