A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Në një rrëfim special për “A Live Night”, Soni Malaj zbulon gjithçka për karrierën e saj!

Në një rrëfim si asnjëherë më parë, ditën e sotme e ftuar në “A Live Night” Soni Malaj zbulon jo pak për karrierën e saj. Artistja na tregon dëshirën e madhe që kishte si një vajzë e vogël për t’u bërë një këngëtare e suksesshme dhe për të ndikuar në muzikën e vendit të saj. Ajo tregon çdo detaj të këtij rrugëtimi magjik.

Bëmë “Mbretëresha e Natës”, bëmë tur në të gjithë Kosovën me një sukses të jashtëzakonshëm. U kërkova vetëm diçka, m’i ndryshuan të gjitha, por unë doja të isha performuese. E kam pasur ëndërr, nuk e kam shprehur dot 100% talentin tim në kërcim. U gjendën balerinë në Kosovë, koreografitë i bënim së bashku. Nisa të ndryshoj pjesën e veshjeve. Filloi dhe kjo pjesa e feminilitetit që nuk e kisha nxjerrë më përpara në pah me “Spirit Voice”. Aty fillova koncerte, turne. Derisa erdha në albumin e dytë “ E Vogëla”.

Jo vetëm një vokal i mrekullueshëm, por Soni Malaj kuptoi se duhet të ketë të gjithë paketën për të qenë një artiste e kompletuar.

Shkoj në Maqedoni bashkë me menaxherin tim. Takohemi me Adrian Gaxhën, i cili ishte fenomeni atëhere. Na prezanton me një studio “Darko Dimitrov”. U kuptua që përcjellja e këngëve në mënyrën më të mirë vizive te publiku, përbënte hit. Për këngën “Do të vij”, më vjen skenari dhe thotë do të të shohim si një vajzë mesdhetare. Hyrja është bardh e zi me korse, me valixhe. Mbaj mend atë valixhen e kishin mbushur me tulla që kur të ecja të më dilnin muskujt e këmbëve… Më pas shikoj rrush aty dhe nisim ta hamë. Më thonë do e përdor në videoklip, do e merrja dhe do e haja, sepse atëhere e shtypnin rrushin me këmbë dhe kjo duhet të ishte diçka shumë sensuale, unë e merrja në mënyrë shumë të pafajshme. Ajo ka qenë ndër skenat më të spikatura, mbaj mend e kam patur edhe poster.

Tri herë pjesëmarrëse në Top Fest, dhe një herë fituese e tij, si ka ardhur kjo tek artistja?! Ja çfarë zbulon ajo për “A Live Night”.

Isha për dy sezone në jurinë e “X Factor”, në një televizion tjetër. Kisha marrë një material dhe e dëgjoj. Në anglisht ishte kënga e Susie Ahern, një rokere. Ajo nuk lejonte që materiali i saj të dilte pa iu dërguar teksti i përkthyer, dhe versioni i kënduar i përfunduar. E inçizoj, më ndihmon Gent Myftaraj në produksion. E këndoj, ia dërgoj, dhe më pas më vjen një email dhe asaj i pëlqeu. Shkova konfidente në Top Fest.

Më tej, artistja u shpreh edhe për dy këngë shumë të dashura të saj “Me faj, Pa faj” dhe “Zig Zag”. Jo vetëm kaq, por Soni Malaj theksoi edhe të mirën e globalizimit të muzikës dhe si kjo ndikoi personalisht tek ajo.

Dy këngë shumë të bukura që mezor presim janë “Me faj, Pa faj” dhe “Zig Zag” se zakonisht i këndoj të dyja. Janë bërë në të njejtën kohë. I gjithë si grup ishim të fiksuar me një producent që po bënte namin në industrinë botërore. Timbaland bëri boom. Në e dëgjonim pafund. Kështu erdhën këto dy këngë. Kush e mendonte që Timbaland, një ditë do më ndiqte në Instagram, do më bënte like koncertet e mia. Shkruhemi herë pas here në mënyrë profesionale, e përgëzojmë njëri-tjetrin. Është globalizimi i muzikës, barrierat që janë hequr. Kjo është e mira e rrjeteve sociale. Ka sjellë afër njëri-tjetrit muzikantët në të gjithë botën.