Health & Beauty Lifestyle

Nëse doni që të jetoni më gjatë ja se sa minuta ushtrime në ditë ju duhen…

Tani që moti i ftohtë po afrohet, ose apo fakti që jeni të pamotivuar për të nisur palestrën për të arritur qëllimet tuaja të fitness-it, tashmë ka një lajm të mirë për të gjithë ju ‘dembelat’. Sipas një studimi të ri të zbuluar së fundmi, edhe një ushtrim sado i vogël që të jetë, mund të funksionojë për ju.

Mësohet se mjaftojnë më pak se 11 minuta lëvizje në ditë që të mund të rrisin jetëgjatësinë tuaj. Pra, pavarësisht nëse kjo është një stërvitje e shkurtër nga tuturial në YouTube ose një shëtitje e shpejtë gjatë mbasdites, duket se vetëm 11 minuta ushtrim i moderuar do të bëjë që të funksionojë.

Në këtë studim më të fundit, shkencëtarët në Shkollën Norvegjeze të Mjekësisë Sportive përdorën vëzhgues të aktivitetit për të ndjekur ushtrimet, duke e krahasuar atë me kohën e kaluar joaktive. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që u ushtruan për 35 minuta në ditë panë ndryshimin më të madh statistikor në jetëgjatësi, megjithatë ata që lëvizën për vetëm 11 minuta gjithashtu treguan një ndryshim të dukshëm. Pra, pavarësisht nga sasia e të ushtruarit, të dy afatet kohore patën një ndikim pozitiv.

Lëvizja miqësore me mjedisin ka pushtuar miliona njerëz në të gjithë botën. Ka të bëjë me kujdesin për mjedisin në përgjithësi dhe shëndetin tuaj. Dhjetëra zakone të reja të mira shfaqen çdo ditë. Por nëse ndiqni verbërisht secilën prej tyre, në të vërtetë mund të dëmtoni shëndetin tuaj.

Rikujtojmë se, është bërë tashmë zakon për të gjithë njerëzit që kur fitojnë disa kilogramë plus në trupin e tyre eliminojnë shumë ushqime nga dieta e përditshme dhe një zakon që dihet nga të gjithë është eliminimi i vaktit të darkës, pasi thuhet se të shëndosh. Por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Nëse flini me stomakun bosh, nuk do të bëni një gjumë të qetë.