Gossip Showbiz

Nëse mendoni se jeni duke u treguar shumë autoritar me fëmijët tuaj, shikoni çfarë bën Emina Çunmulaj me vajzat e saj!

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj para pak ditësh u bë nënë për herë të tretë. Teksa mbante djalin në krahë, modelja i bëri vogëlushit edhe një dedikim emocional dhe zbuloi gjithashtu edhe emrin e tij. Natyrisht me ardhjen në jetë të djalit, përgjegjësi të reja e presin mami Emina-n e cila ka edhe dy vajza të tjera të vogla për t’u kujdesur.

Këto të fundit mesa duket e kanë lodhur më shumë atë duke i shkaktuar një rrëmujë të madhe në shtëpi. Por nëse mendoni se ato ia “hodhën” me kaq, e keni gabim. Emina i ka detyruar vajzat e saj të pastrojnë të gjithë rrëmujën që e shkaktuan vetë dhe këtë na e vërtetoi duke e postuar në Instastory-n e saj. Modelja ka shkruar:

Duke i vënë në punë, ju e bëni rrëmujën, ju e pastroni rrëmujën!

Sipas studimeve, të mësosh fëmijët të pastrojnë atë rrëmujë që bëjnë vetë, i ndihmon ata të mendojnë pak më tepër para se ta përsërisin si veprim. Mendoni se ka vepruar mirë Emina?!

Ndërkaq, vetëm dy ditë pas lindjes së djalit me anë të një postimi në Instastory Emina ka ndarë me ndjekësit një shqetësim të sajin. Modelja ka treguar se po vuan nga disa kriza dhe dhimbje të tmerrshme të barkut pas lindjes.

37-vjeçarja organizoi gjithashtu një festë të madhe me shumë të ftuar për të mirëpritur djalin e saj të porsalindur. Çdo gjë vlen të theksojmë se ishte e organizuar deri në perfeksion dhe modelja nuk ishte kursyer aspak. Rikujtojmë që Emina është e martuar me biznesmenin miliarder Sam Nazarian dhe shfaqen përherë shumë të lumtur e të dashuruar krah njëri-tjetrit.