Celebrities Gossip Showbiz

“Nëse nuk ua kishte thënë askush së fundmi…” Yll Limani ndan me ndjekësit disa fjalë vërtetë motivuese!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Gjithmonë jemi mësuar me postimet e tij shpesh ‘funny’ dhe nga përditshmëria, por më e fundit në fakt është një shprehje motivuese që besojmë të tilla fjalë të gjithëve na duhet t’i dëgjojmë herë pas here.

Njerëzit të duan ty. Duan të jenë pranë teje. Shohin dritën tënde dhe frymëzohen nga ajo. Kur largohesh nga dhoma, ata flasin se sa i dashur je. Të panjohurit e vënë re bukurinë tënde; tërhiqen nga aura jote. Njerëzit duan të dëgjojnë idetë e tua; duan të eksplorojnë mendjen tënde. Duan të jenë miku yt. Të duan ty në jetën e tyre. Edhe nëse nuk ua kishte thënë askush së fundmi, më besoni, njerëzit ju duan.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e vetëm pak ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.

E nëse mendonit se pas këtij projekti muzikor, Ylli do të bëjë një pauzë e keni shumë gabim. Jo vetëm që këngëtari do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin që është shumë afër. Epo, teksa të tjerët nuk kanë nisur punën ende, ai duket se është një hap para.