Botë e Çuditshme Travel

Njihuni me ishullin që jetohet sikur të mos ekzistonte pandemia!

Në dallim nga vendet e tjera të botës që po luftojnë me pandeminë, izolimin apo vaksinimin, një shtet i vogël ishullor jeton pothuajse sikur të mos ekzistonte fare COVID-19. Nxënësit janë në bankat e tyre shkollore, lokalet dhe restorantet janë të hapura e turistët gjithmonë të mirëpritur.

Bëhet fjalë për Islandën që falë programit të suksesshëm të testimit dhe vaksinimit, qeverisë transparente dhe qytetarëve të disiplinuar, ka arritur ta vë nën kontroll pandeminë dhe t’i rikthehet rimëkëmbjes ekonomike. Nga fillimi i pandemisë, në Islandë janë të regjistruar vetëm 29 të vdekur dhe 6.083 të infektuar me COVID-19.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), për 14 ditë numri i të infektuarve në 100 mijë banorë është vetëm 4.12%, derisa përqindja mujore e rasteve të reja me koronavirus në Evropë sillet rreth 300. Përqindja e vdekjeve si pasojë e COVID-19 prej javësh është zero.