Celebrities Showbiz

Njihuni me meshkujt VIP shqiptar që kanë qenë dikur bjond!

Ditën e sotme, Sara Hoxha ka bërë një shaka me Ledrin, pasi ka kapur një screenshot nga biseda e tyre videochat ku reperi kishte vendosur një paruke në ngjyrë të verdhë. Ledri dukej shumë ‘funny’ me ato flokë dhe Sara e ka krahasuar bashkëshortin e saj me këngëtarin e njohur latin, Maluma.

Edhe pse për shaka, në fakt Sara na kujtoi disa emra të njohur të showbiz-it tonë që i kanë lyer në të vërtetë flokët ngjyrë bjond. Zakonisht jemi mësuar me vajzat, të cilat eksperimentojnë me look-un e tyre, por këtë herë do t’ju tregojmë meshkujt VIP shqiptarë. Në fakt, jo pak të famshmëm kanë ndryshuar ngjyrën e flokëve të tyre duke i ndryshuar ngjyrë. Nëse nuk mbani mend, ju rikujtojmë disa prej tyre dhe vendosni se cilit nga ta i shkojnë më shumë.

Getinjo 

Ndër reperat më në zë, Getinjo ka qenë dikur bjond! Ndoshta nuk e mbani mend mirë, pasi asokohe Getinjo nuk ka qenë kaq i famshëm sa është sot, por ka ende disa video jo në kanalin zyrtar të tij ku mund ta shohim reperin me flokë të lyera.

Bruno

Jo pak u habitëm nga ndryshimi i ngjyrës së flokëve të Brunos. Këngëtari në kënën e tij të parë ishte me ngjyrën natyrale të flokëve të tij, por më vonë zgjodhi të ndryshojë look dhe ende vazhdon të ruajë këtë ngjyrë. Megjithatë, mund të themi se i shkojnë shumë.

 

Majk 

Epo, mund të themi se Majk me të vërtetë na habiti. Nuk njihet për eksperimente dhe ndryshime në look, jemi mësuar gjithmonë ta shohim me një pamje serioze. Megjithatë, reperi Majk nuk qëndroi gjatë me këto flokë, pasi u kthye sërish në normalitet.

Butrint Imeri 

Këngëtari Butrint Imeri është shfaqur në klipin “Si përpara” me një pamje shumë ndryshe. Flokët bjond ishin një ndryshim që na surprizoi të gjithëve.

Fero

Reperi Fero dallon për karakterin e tij të veçantë si në intervista ashtu edhe në këngët që ai sjell, kështuqë tek meshkujt shqiptarë që kanë ndryshuar look-un e tyre nuk kishte si të mungonte.

Bojken Lako

Nëse ka një perzonazh kontravers dhe që nuk kishte si t’i mungonte kësaj liste, është padyshim këngëtari Bojken Lako. Gjithmonë me një pamje shumë ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, piercing në fytyrën e tij, veshja e veçantë dhe flokët që i ndryshon herë pas here.