Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Nuk është hera e parë që bëjnë ‘xing’ më njëra-tjetrën, Rita Ora dhe Kim Kardashian shfaqen me të njëjtin stil veshjeje!

Së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora dhe ylli televiziv Kim Kardashian u shfaqën me një look shumë të ngjashëm në sfilatën e Pradas për meshkuj, në kuadrin e “Javës së Modës” në Milano. Ato mbanin të dyja veshje paksa mashkullore dhe kishin pothuajse të njëjtin model syzesh të diellit, ndërsa flokët i mbanin të kapura.

Nëse nuk e dinit, Rita ka qenë e dashura e vëllait të Kim, Rob Kardashian, por pavarësisht kësaj duket se kanë ruajtur një raport të mirë me njëra-tjetrën e madje pozuan së bashku brenda shfaqjes.

Kim ishte veshur kokë e këmbë me lëkurë, në një kombinim që përfshinte një pallto të gjatë ngjyrë gri me imitim spaletash ushtarake dhe poshtë kishte veshur një kostum-xhaketë me pantallona ngjyrë limoni. Rita nga ana tjetër dukej mjaft bukur me xhaketën sportive gri të errët, të kombinuara me një palë pantallona të zeza të gjera dhe këpucë me taka.

Jeta e dashurisë së Kim Kardashian ka qenë tema e nxehtë e bisedave që kur ajo dha puthjen për herë të parë me komedianin e “Saturday Night Live” Pete Davidson në tetor. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u takua për herë të parë me komedianin dhe aktorin, kur ajo mori përsipër detyrat e prezantueses të SNL dhe e mbylli paraqitjen e saj të paharrueshme duke puthur Pete në buzë.

Pavarësisht se marrëdhënia e tyre bëhet titull kryesor çdo javë, miqtë e ngushtë të Kim kanë këmbëngulur se ajo dhe Pete thjesht po argëtohen. Nga ana tjetër Rita ka vendosur që të rrëfejë disa copëza nga jeta e saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke treguar se ishte mjaft e vështirë për të dhe disa herë, gjatë fëmijërisë së saj ndihej “e huaj”. Pas një seti të mrekullueshëm për ‘ELLE Spain’, ajo zhvilloi  një intervistë në të cilën ka folur për sfidat e saj. Rita reflektoi mbi edukimin e saj dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të origjinës së saj dhe sesi e përdori muzikën për të përballuar rritjen pa ‘vendin e përkatësisë’.