Botë e Çuditshme Sociale

Nuk gjeni dot gjuhën e përbashkët? Ja si ta bëni më të lehtë komunikimin me prindërit

Ndoshta flisni më shumë me miqtë tuaj sesa bisedoni me prindërit. Kjo është shumë normale, pasi edhe nëse keni një marrëdhënie të mrekullueshme, ju dëshironi të gjeni vetë rrugën tuaj dhe të bëni zgjedhjet tuaja personale.

Megjithatë, ende kemi nevojë për ndihmën e prindërve, këshillën apo mbështetjen e tyre herë pas here. Por të flasësh me të rriturit mund të jetë e vështirë apo irrituese, sidomos kur vjen puna tek çështje të caktuara.

Më poshtë keni disa këshilla si ta bëni këtë komunikim më të lehtë.

Flisni për përditshmërinë tuaj dhe bëjeni këtë gjë çdo ditë

Sa më shumë që e bëni diçka, aq më e lehtë bëhet. Flisni se si ju shkoi e dalura me shoqërinë. Tregojini diçka që ju ndodhi në shkollë. Edhe bashkëbisedimi më i vogël se çfarë është gatuar për darkë mund ta forcojë dhe ta bëjë komunikimin tuaj më të rehatshëm.

Nëse ndjeni se marrëdhënia me prindërit tuaj është e tensionuar, provoni ta lehtësoni situatën me biseda. Përmendni një gjest të lezetshëm që ka bërë katërputërshi juaj ose flisni sa mirë po ecni në një lëndë të caktuar në shkollë. Të bisedosh me prindërit çdo ditë, jo vetëm që e bën marrëdhënien ekzistuese më të fortë, por hapni rrugën për një afrimitet më të madh.

Nëse ata janë në dijeni të përditshmërisë tuaj, mund t’i keni pranë kur ndonjë gjë nuk shkon mirë dhe keni nevojë për ta.

Komunikoni dhe për çështjet e vështira

Ndoshta duhet t’i jepni lajmin e keq prindërve se keni marrë një gjobë nga shpejtësia apo se keni ngelur në një provim. Mund të ndiheni të frikësuar dhe të stresuar për këtë. Ndoshta keni nevojë t’i tregoni se keni një të dashur, por nuk dini si do të reagojnë, si do të ndihen ose nuk dini fjalët e duhura për t’ja thënë.

Fillimisht, duhet të dini se çfarë kërkoni nga biseda

Kërkon pjekuri të ndani se çfarë doni të nxirrni nga ajo bisedë me ta. Çfarë ju kërkoni të arrini, ndoshta mund të mos jetë e qartë për ta, ndaj tregojeni që në fillim të bisedës, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet.

Për bisedat e vështira si ndjenjat tuaja apo marrëdhëniet seksuale që janë të vështira edhe për t’u folur me miqtë tanë, mos të flasim për prindërit është mëse e natyrshme të jeni të stresuar. Nëse jeni të shqetësuar se nga kjo bisedë, ata do shqetësohen apo do të zhgënjehen nga ju, mos e lini këtë ndjesi t’ju ndalojë, por në vend të kësaj tregojani që në fillim frikën tuaj se mos i zhgënjeni.

Gjithashtu, duhet të gjeni një moment kur prindërit tuaj nuk janë të zënë me diçka tjetër. Pyetini ata se kur janë të lirë. Kur jeni në makinë me ta ose keni dalë për një xhiro mund të jetë momenti perfekt. Çështjet e vështira mund të fitohen nga një planifikim i mirë.

Si të flasim në mënyrë që ata të na dëgjojnë

Siç mund ta dini, biseda me prindërit nuk shkon vaj çdo herë. Emocionet dhe ngjarjet e së shkuarës mund të pengojnë bisedën. Nëse doni që ata t’ju marrin seriozisht dhe të respektojnë opinionin tuaj varet shumë nga ju dhe mënyra si i shprehni gjërat.

Jini të qartë dhe të drejtpërdrejt

Jini sa më të qartë të jetë e mundur për çfarë mendoni, ndjeni apo doni. Jepni detaje në mënyrë që prindërit tuaj ta kuptojnë më mirë situatën. Kështu ata mund të jenë më qartë dhe më të mirëkuptueshëm.

Përpiquni të kuptoni dhe këndvështrimin e tyre

Nëse keni një keqkuptim, arrini ta kuptoni anën e tyre të të parit të gjërave? Nëse po, tregojani. T’ju thuash prindërve se i kuptoni ata do t’i ndihmojë që dhe ata t’ju kuptojnë ju.

Përpiquni mos të shkaktoni debat

Duke përdorur një ton të qetë dhe miqësor ka më shumë mundësi t’i bëjë prindërit të të dëgjojnë dhe t’ju flasin në të njëjtën mënyrë. Kjo mund të jetë e vështirë për t’u bërë, sidomos kur situata është e tensionuar. Nëse shihni se do të thoni diçka të papërshtatshme, mos e vazhdoni bisedën. Në vend të kësaj, bëni diçka që ju largon tensionin dhe ju qetëson.

Përpiquni të merrni në konsideratë këto këshilla, mund të dukeni shumë të pjekur dhe të përfitoni nga kjo!