Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ‘i ndahet shpirti’ nga modelet… Pas Oriolës, Eros Grezda krah një tjetër bukurosheje!

Eros Grezda është një futbollist i njohur që ka luajtur për ekipe të njohura të huaja. Për një periudhë të gjatë djaloshi u përfol për lidhjen e tij me modelen seksi Oriola Marashi. Lidhja e tyre ka qenë gjatë gjithë kohës kryefjalë e portaleve pasi shpesh dyshja ndaheshin, ribashkoheshin apo i hidhnin ‘thumba’ njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Por, tanimë që gjithçka mes tyre ka marrë fund, Erosi duket se e ka hedhur pas krahëve lidhjen e shkuar dhe ka nisur një histori të re dashurie… sërish me një modele. Ajo quhet Nicole Bohorquez dhe është një modele spanjolle. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj një ‘selfie’ me futbollistin dhe së fundmi është përfolur se dyshja janë parë në praninë e njëri-tjetrit.

Epo, urime!

Në një intervistë të bërë për “Sport Magazine”, Eros është shprehur mbi lidhjen e tij me Oriolën. Futbollisti ka thënë se kjo gjë e ka bezdisur pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.

Pak pasi u përfol për ndarjen e tyre futbollisti ka treguar se rrugët e tij me Oriolën janë ndarë, megjithatë vazhdon të ketë shumë respekt për të.