Celebrities Film & Tv Showbiz

Nuk na e priste mendja por Jennifer Lawrence e paska urryer këtë moment gjatë xhirimit të “Don’t Look Up”!

Jennifer Lawrence dhe Leonardo DiCaprio kanë luajtur së bashku në filmin më të fundit “Don’t Look Up”. Në “Don’t Look Up”, një komedi satirike e drejtuar nga Adam McKay i The Big Short, Lawrence luan një studente doktorature që zbulon një kometë që kërcënon të shkatërrojë Tokën dhe DiCaprio profesorin që bashkohet me të në përpjekjen për të paralajmëruar njerëzimin.

Së fundmi aktorja zbuloi se xhirimet e këtij filmi me bashkë-yjet Leonardo DiCaprio dhe Timothee Chalamet kanë qenë ferr. Ajo u shpreh se:

Ishte dita më e bezdisshme në jetën time.

Dita për të cilën Lawrence po fliste, ishte një skenë që DiCaprio dhe Chalamet po filmonin me Lawrence në një makinë. Ajo vijoi:

Më çmendën atë ditë. Unë nuk e di se çfarë ishte. Timothee ishte thjesht i emocionuar që ishte jashtë shtëpisë pas bllokimit nga pandemia. Mendoj se ishte skena e tij e parë. Dhe Leo kishte zgjedhur këngën që po luhej në makinë dhe ishte thjesht… Ajo këngë kishte të bënte me… e dini… blah, blah, blah. Më kujtohet se isha në mjerim absolut atë ditë. Ishte ferr.

Megjithatë, me gjithë zhgënjimin e saj me dy kolegët, Jennifer pranoi se ishte diçka shumë e bukur të xhironte me DiCaprio, Chalamet, si dhe me aktorët e tjerë Meryl Streep, Jonah Hill, Tyler Perry dhe Chris Evans. Rikujtojmë se, Jennifer Lawrence u mahnit nga Ariana Grande sepse sipas saj këngëtarja është shumë ndryshe.

Dua të them se, Meryl Streep është aktorja më e mirë që kam parë ndonjëherë dhe kur e shikon personalisht, kjo vetëm e konfirmon këtë. Mendoj se u godita më shumë nga Ariana Grande sepse bota jonë nuk përplaset me muzikantët dhe ajo që ajo bën është shumë e ndryshme.