Sport

Ofertë marramëndëse për yllin e Manchester United, mesfushori e ka marrë vendimin…

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, ka marrë një ‘ofertë marramëndëse’ për t’u larguar nga “Old Trafford” gjatë janarit, sipas raportimeve të fundit. 29-vjeçari ishte bërë pjesë e Untiedit në vitin 2020 për shumën e 55 milionë eurove, pas një aventure në Portugali tek Sporting Lisbona. Mesfushori ka bërë deri më tani 215 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke shënuar plotë 71 gola. “Djajtë e Kuq” momentalisht gjenden në pozitën e shtatë në elitën e futbollit anglez, teksa këtë sezon Fernandes ka qenë autor i tre golave dhe katër asistimeve.

Kontrata e tij aktuale me klubin anglez skadon në 2026, ndërsa United e ka opsionin për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër, ani pse ata me shumë mundësi do kërkojnë ta zgjasin atë edhe më shumë se kaq. Sidoqoftë, kjo nuk i ka ndalur klubet tjera që të përcjellin me vëmendje situatën e Brunos, pasi një ekip jashtë Evropës raportohet se i ka bërë një ‘ofertë marramëndëse’ gjatë janarit. Sipas mediumit portugez Record, Fernandez ka refuzuar një ofertë nga klubi arab Al-Hilal muajin e kaluar, me pretekstin se ka ende ‘gjëra për të bërë’ në Evropë. Al-Hilal tashmë ka në skuadër emra si Neymar, Malcolm dhe Ruben Neves, teksa ata bën përpjekje për të ribashkuar Fernandes me trajnerin Jorge Jesus, pasi dyshja kishin punuar më herët tek Sporting Lisbona. Edhe pse konkretisht shifrat nuk janë bërë të ditura, nuk është e vështirë të marrësh me mend shifrat e çmendura që ofrohen nga klubet e Arabisë Saudite.