Sport

Problem paga e lartë, Manchester United gatit të marrë vendimin drastik për lojtarin…

Casemiro u afrua tek Manchester United si një zgjidhje e problemeve të fazës defensive dhe ku arriti të ishte titullar i padiskutueshëm në sezonin e parë. E ardhmja e mesfushorit brazilian Casemiro vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të mbetet te Manchester United apo do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Ardhja e fundit e Grupit INEOS të Sir Jim Ratcliffe, 25 për qind të aksioneve të të cilit në klub do të ratifikohet muajin e ardhshëm, do të ndryshojë gjërat në Manchester United. Daily Star ka raportuar se Djajtë e Kuq janë duke konsideruar një vendim drastik, për ta larguar nga skuadra ylli brazilian Casemiro.

I transferuar nga Real Madridi për 80 milionë euro, braziliani shkëlqeu në sezonin e parë në Old Traford, por këtë edicion ai nuk e ka formën më të mirë, shkaku edhe i lëndimeve. Casemiro ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje për shkak të lëndimeve të shumta dhe drejtuesit e United po mendojnë ta largojnë atë. 31-vjeçari konsiderohet si një nga mesfushorët defensivë më të mirë në botë, por paga e tij e madhe bën që United të mendoj largimin e tij. E ardhmja e brazilianit mund të jetë në Arabinë Saudite ku shumë skuadra janë në gjendje t’i ofrojnë kontrata edhe më të mëdha se sa United për ta pasur në radhët e veta.