Sport

Real Madrid apo Barcelona? Ylli i Manchester United e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij

Alejandro Garnacho është pa dyshim një ndër futbollistët që po spikat më së tepërmi në kampionatin anglez. Ylli i Manchester United, ka zbuluar se ai preferon më shumë Real Madridin se sa Barcelonën. Futbollisti që luan në kampionatin anglez, u pyet për të zgjedhur ekipin e tij të preferuar mes dy gjigantëve spanjollë.Përkundër faktit se ai ka kaluar një periudhë tek akademia e rivalëve lokal Atletico Madrid, Garnacho shprehu mbështetjen e tij për “Los Blancos” duke thënë: Real Madrid, e thjeshtë.

Sulmuesi 19-vjeçar njihet për dashurinë e madhe që ka për ish-legjendën e Realit, Cristiano Ronaldo. Garnacho madje e ka replikuar festimin ikonik të portugezit në disa raste kur ka shënuar gol për Unitedin. Argjentinasi ka pasur privilegjin që të luajë me idhullin e tij tek United, pas rikthimit të Ronaldos në “Old Trafford” në 2021. 39-vjeçari më pas u largua nga klubi në fund të 2022, por sidoqoftë, pas një interviste kontroverse ai kritikoi Unitedin dhe trajnerin Erik Ten Hag. Pasi shënoi dy herë në fitoren me rezultat 3-0 ndaj West Hamit në vikend, Garnacho do të shpresojë të mbajë këtë seri të golave, teksa “Djajtë e Kuq” do të kenë punë me Aston Villën të dielën. Garnacho ka shënuar pesë gola në Premier League këtë sezon, teksa ka kontribuar edhe me dy asistime.