Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi banore në “Big Brother VIP”? E ëma e modeles zbulon të vërtetën!

Aktivistja Xhoi Jakaj, e cila është e njohur si pedagoge dhe autore e disa librave ka qenë e ftuar ditën e sotme te emisioni i mëngjesit në TAR. Presidente e një shoqate aktiviste, Xhoi përpos shumë angazhimeve në profesionin e saj, nuk mund t’i shpëtojë pyetjeve lidhur me vajzat e saj, të cilat janë mjaft të njohura për publikun.

Xhulia dhe Oriola Marashi janë dy modele shumë të përfolura e sidomos kjo e fundit, e cila është padyshim një nga më të kërkuarat që ka vendi ynë. E meqenëse, “Big Brother VIP” është një nga show-t më të përfolur në Shqipëri që ka banorë personazhe të njohur të showbiz-it dhe Oriola nuk para del në intervista, Xhoi nuk mund të mos pyetej nëse ajo pa patur ftesë për të qenë pjesë.

I ka ardhur, por nuk ka patur kohë  

Por, nëse do të donte të bëhej pjesë, çfarë do t’i thonte ajo?

Oriolës që 15 vjeç, i kam thënë: Zgjidh çfarë të përshtatet ty.

E ftuar para pak muajsh e ftuar në TAR, Xhoi ka folur për eksperiencën e saj si Drejtoreshë e Burgut të Grave 325 dhe mendimin e saj për dënimin me vdekje pas krimeve të shumta që janë bërë në vendin tonë, ku një pjesë e mirë e njerëzve kërkojnë rikthimin me ngulm.

Ju kam ndërtuar një bibliotekë atyre grave. Disa prej tyre nuk kishin as një klasë shkollë dhe unë u përpoqa ti mësoja. Kur kanë shkruar emrin e tyre për herë të parë kam qarë bashkë me to. Për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe një mbrojtjeje të mirë nga avokati, dënohen ata që nuk duhet dhe nuk qëndrojnë ata që realisht duhen dënuar. Dëgjoj, kur ndodhin krime apo vrasje që njerëzit kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Unë jam totalisht kundër, ka ligj që mund të dënojë fajtorët. Gratë duhet të zhvishen nga frika dhe të denoncojnë, jo të vrasin.