Politikë

Paloka: Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se kryeministri Edi Rama dhe kryeprokurorja Arta Marku duhet të ishin në burg. Sipas numrit 2 të partisë më të madhe opozitare dy janë arsyet: “Rama bëri ekspertizën e zërit të Agron Geron Xhafajt dhe vendosi që nuk ishte i tij. Rama ka parë dhe kamerat e komisariatit te F.Krujës dhe vendosi që Balla dhe Rraja nuk kanë qënë në komisariat, ironizoi Paloka.