Celebrities Gossip Showbiz

Pas Antonelës, dhe Jasmina vjen me një projekt televiziv?!

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se Antonela, një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”, vjen së shpejti me një projekt televiziv. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Top Channel, si dhe vetë ajo e konfirmoi në rrjetet e saj sociale.

Mirëpo, po përflitet se veç Antonelës, një tjetër ish-konkurrente do të jetë pjesë e një projekti televiziv. Bëhet fjalë për Jasminën, e madje për një program të ngjashëm me “Për’puthen”, të quajtur “It’s My Love”.

Këto dyshime filluan pasi ajo u pa në shoqërinë e Erzës, njërës nga konkurrentet. Ndërkohë që fansat filluan të aludojnë, Jasmina sqaron gjithçka në rrjetet e saj sociale.

Jam me shoqen time për qejf, nuk jam në asnjë emision, në asnjë transmetim! Faleminderit!

Kujtojmë, se Jasmina në emision ka bërë disa takime romantike me djem, nga të cilët, me Andin ka patur më shumë afrimitet. Mirëpo, ata nuk janë më bashkë, dhe është përfolur se shkak ka qenë këngëtarja Diona Fona.