Bota Film & Tv

Pas lehtësimit të masave anti-COVID, ‘Netflix’ raporton numra të pakët të abonentëve!

Së fundmi, aksionet e Netflix kanë rënë më shumë se 2% në rreth 332 dollarë secila, niveli më i ulët në 52 javë. Kjo është një ulje me më shumë se 50% në periudhën 52-javore të kompanisë. Hera e fundit që aksionet u shitën për rreth 332 dollarë ishte në 20 mars 2020, pikërisht kur po vendoseshin kufizimet pandemike.

Netflix pati fitime të konsiderueshme gjatë viteve 2020 dhe 2021, pasi konsumatorët ishin të mbërthyer në shtëpi nën kufizime të ndryshme. Megjithatë, ndërsa kufizimet hiqen, konsumatorët po drejtohen tek argëtimi jashtë shtëpisë si kinematë, restorantet dhe parqet. Në raportin e tij më të fundit të të ardhurave, Netflix raportoi numra të pakët të abonentëve.

Rikthimi i “box office”, i udhëhequr nga “Spider-Man: No Way Home” dhe “The Batman”, tregon se konsumatorët nuk po qëndrojnë më në divanet e tyre për të parë filma. Vitin e kaluar, një raport nga ‘JPMorgan’ nga ‘CinemaCon’ tha se Netflix po shkonte drejt një shfaqjeje më tradicionale teatrale për disa nga filmat e tij të ardhshëm.

Netflix ka qenë prej kohësh më pak i interesuar për të fituar para në “box office” dhe më shumë i interesuar të ofrojë përmbajtje për abonentët e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Shërbimi i transmetimit ka “revolucionarizuar” mënyrën tradicionale të shfaqjes së filmave të Hollivudit, në të cilën një film shfaqet në kinema për rreth tre muaj përpara se të jetë i disponueshëm në video sipas kërkesës ose në faqen ose aplikacionin e një shërbimi transmetimi.

Rikujtojmë se ‘Warner Bros’, ‘Disney’ dhe ‘Sony’ kanë ndaluar shfaqjen e filmave të tyre në kinematë ruse pas pushtimit në Ukrainë. Këto njoftime nënkuptojnë se premierat e filmave si, ‘The Batman’, ‘Turning Red’ dhe ‘Morbius’ nuk do të shfaqen siç ishte planifikuar. Ndërkohë Netflix tha se nuk do të respektojë rregullat e reja ruse për të transmetuar kanale të mbështetura nga shteti. Një zëdhënës i Netflixit u shpreh se:

Duke marrë parasysh situatën aktuale, ne nuk kemi në plan që të shtojmë këto kanale në shërbimin tonë.