Showbiz

Pas “Once Upon a Time in Hollywood”, Di Caprio gati për një tjetër realizim filmik

Talenti i tij si aktor nuk do të shterojë kurrë. Pas përfundimit të xhirimeve për filmin nga Quentin Tarantino, “Once Upon a Time in Hollywood” që do të lançohet më 26 korrik, Di Caprio është gati të jetë protagonist në një film të ri.

Burime pranë “Variety” kanë konfirmuar se aktori do të nisë xhirimet për një realizim të ri nga Gullieromo Del Toro, “Nightmare Alley”.

Filmi do të bazohet mbi novelën e William Lindsay Grasham, që mbart të njejtin emër por do të jetë një ripunim i filmit të vitit 1947.

Për 44-vjeçarin ky do të jetë projekti i dytë filmik që pas vitit 2016 ku ai rrëmbeu për herë të parë një “Oscar” për filmin “The Revenant” që asokohe ishte një sukses i jashtëzakonshëm.