Bota

Pas zjarreve, vijnë shirat në Turqi ku nga përmbytjet ka viktima!

Zjarret që përfshinë Turqinë Jugperëndimore u vunë nën kontroll pas dy javëve, por tani vendi po përballet me përmbytje në bregdetin e Detit të Zi.

Pesë persona humbën jetën dhe një tjetër u zhduk kur përmbytje të mëdha si pasojë e shirave të dendur goditën të paktën tre qytete përgjatë Detit të Zi. Më shumë se 600 njerëz u evakuan në Bartin, Kastamonu dhe Sinop.

Meteorologët parashikojnë se stuhitë do të dobësohen.

Ndërkaq, sa i përket zjarreve, situata është lehtësuar, me vetëm një vatër, në një zonë rurale të provincës Burdur.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli:

Të paktën 21 shtëpi u dëmtuan ndërsa 200 njerëz u evakuan nga shtatë lagje jashtë qendrës së qytetit Burdur. Gjashtë avionë, 11 helikopterë dhe më shumë se 100 zjarrfikëse bashkuan përpjekjet në një zonë që mbulon 300 hektarë.

Nga 28 korriku, Turqia ka luftuar të paktën 275 zjarre në 53 provinca. Flakët prekën më shumë se gjysmën e vendit, në atë që po shënohet si katastrofa më e keqe e këtij lloji në histori.