Celebrities Music Showbiz

Pavarësisht problemeve Dua Lipa bën njoftimin e shumëpritur për fansat e saj!

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka njoftuar se nuk do të performojë në “iHeartRadio Jingle Ball”. Lajmin e keq e bëri të ditur për fansat e saj me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ku u shpreh se ishte diagnostikuar me laringit. Tani Dua u detyrua të anulojë një tjetër koncert.

Anulimi i koncertit “Jingle Ball” vjen më pak se një javë pasi ajo u shpreh se sa zemërthyer ishte që gjithashtu u detyrua të anulonte paraqitjen e saj në “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM në Los Angeles për shkak të sëmundjes së saj.

Përpos gjithçkaje artistja ka vendosur që nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram t’i lajmërojë të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj në lidhje me datat e zhvillimit të turneut të saj me titull “Future Nostalgia”. Konkretisht në muajin shtator të vitit 2022 në Meksikë, Kolumbi dhe në Argjentinë.

Theksojmë se një dhuratë e bukur për të gjithë shqiptarët vjen nga diva e muzikës pop, Dua Lipa. Këngëtarja e njohur me famë botërore prej kohësh është imazh i markës prestigjioze “Puma”, por së fundmi bashkëpunimi i tyre vjen me koleksionin e parë të Dua-s të cilin kanë vendosur ta titullojnë shkurt, pastër e bukur, “Flutur”.

Rikujtojmë gjithashtu se llogaritë bankare të Dua Lipës po lulëzojnë, kjo është pak po e sigurt. Sipas një raporti të ri nga “The Sun”, fituesja e Grammy-t fitoi mbi 2.5 milionë dollarë në muaj gjatë këtij viti. Kjo do të thotë që Dua ka fituar 82,000 dollarë çdo ditë, gjë që e dyfishoi pasurinë e saj në harkun e një viti të vetëm. Vlerësimet thonë se ajo fitoi rreth 30 milionë dollarë në vitin 2020 dhe këtë vit ka fituar 62 milionë dollarë.