Botë e Çuditshme

Për këto tre shenja do të jetë një javë fantastike!

Mund ta ndjeni energjinë mistike në ajër? Dielli është në Gaforre, çfarë do të thotë se vibrimet shpirtërore janë shumë të larta dhe do t’ju afrojnë me zemrën tuaj. Ka kaq shumë dashuri, nxehtësi dhe romancë rreth e rrotull. Kjo javë do të jetë më e mira për tre shenja të horoskopit: Gaforrja, Luani dhe Peshqit dhe për ta magjia sapo ka filluar dhe ja çfarë duhet të presin këtë javë:

Gaforrja: Këndvështrimi juaj për botën po ndryshon dhe ju gjithashtu!

Këtë javë, yjet ju sugjerojnë të largoni frikërat dhe të përqafoni të panjohurën. Mund të ketë mundësira spontane që do t’ju vijnë në pëllëmbë të dorës dhe mund të përfitoni prej tyre. Mund të ndiheni pak aventurierë dhe kjo gjë do t’ju shtyjë të largoheni nga ato që dini dhe të nisni eksperienca të reja. Jeni ‘të uritur’ për të jetuar dhe këto dëshira personale do t’ju rrisin shumë. Jeta është shumë e shkurtër për të parë të tjerët si e jetojnë guximshëm Gaforre.

Luani: Jeni më seksi se kurrë dhe ju e dini këtë gjë

Po tërhiqni energji pozitive seksuale këtë javë, pasi planetet Venus-Mars janë në shtëpinë tuaj të parë duke ju bërë si një magnet dhe ju jep një pasion të rrallë. Mund të ndjeni se njerëzit janë më të afeksionuar kundrejt jush se zakonisht, duke i bërë gjërat më pikante në jetën tuaj. Do të ndiheni më me vetbesim dhe të sigurt në veten tuaj për të bërë gjëra spektakolare. Ka kaq shumë energji dhe bukuri brenda jush dhe bota po pret të shohi se çfarë do të vendosni të bëni me të.

Peshqit: Po argëtoheni më shumë seç mund ta kishit imagjinuar

Entuziasmi është i vërtetë Peshq të dashur. Këtë javë do të jeni më kreativë, më artistikë dhe më shumë lozonjarë. Gjithçka çfarë doni të bëni është të argëtoheni dhe të silleni si fëmijë. Kjo javë do të jetë aq romantike sa mund të ndjeni fluturat në stomakun tuaj, teksa njerëzit ju shprehin ndjenjat. Është koha e duhur për të dalë në një takim me fiksimin dhe për të bërë gjëra të paharrueshme bashkë.