Showbiz

Pjesëtarja e “Little Mix” përlotet teksa flet për racizmin dhe diskriminimin që i është bërë

Leigh-Anne Pinnock postoi mbrëmjen e kaluar në rrjetet sociale një video emocionale ku tregonte se si ajo vetë është viktimë e racizmit.

Këngëtarja e grupit “Little Mix” u shpreh se ajo është e fundit nga të gjitha vajzat e cila lajmërohet për çdo gjë, duke theksuar se nuk ndihet e barabartë me pjesëtaret e tjera.

“Unë favorizohem e fundit. Para shfaqjeve muzikore unë kam ankth se fansat do të më gjykojnë për ngjyrën e lëkurës dhe në grup duhet të punoj 10 herë më shumë vajzat e tjera për të mos u ndjerë e lënë pas dore” -tha 28-vjeçarja e përlotur.