Aktualitet

Plagosje te Kodra e Diellit në Tiranë, në kërkim pasi qëlloi ndaj fqinjit!

Plagosje me armë zjarri në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Një konflikt mes fqinjëve çoi në lëndimin e 35-vjeçarit Jonian Shehu, në një ambient të mbyllur. Fatmirësisht, raportohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Për ndihmë mjekësore, ai u paraqit në Spitalin e Traumës në kryeqytet, menjëherë pas sherrit me fqinjin e identifikuar si shtetasi Olsi Bllaçi. Ky i fundit u shpall në kërkim policor, si autor i dyshuar. Ndërkohë, ende nuk janë sqaruar motivet e rrethanat e ngjarjes e uniformat blu po punojnë në këtë drejtim.

Tiranë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.

Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.