Celebrities Gossip Showbiz

Plas debati mes Beniadës dhe Sheilës në “Big Brother VIP”!

Jo vetëm emocione dhe lot, por ky “Big Brother VIP” ka sjellë dhe mjaft debate mes banorëve. Konflikte ka patur mes Arditit dhe konkurrentëve të tjerë, Fifit dhe Beniadës dhe kjo e fundit pak më parë debatoi me Sheilën. Gjithçka nisi teksa banorët ishin në tryezën e ngrënies dhe vajzat nisën të ngacmoheshin me fjalë me njëra-tjetrën.

Sheila dhe Beniada debatuan me tone jo të ashpra, por plot ironi duke përdorur shenjat e tyre të horoskopit (binjak dhe akrep) si ‘mesazhe’ për t’i përçuar njëra- tjetrës atë që donin të thonin. Sheila në një moment ju drejtua Beniadës, duke u shprehur se ajo vdes për vëmendje, ndaj sulet sa andej- këndej.  Ishte e  Në këto ‘thumba’ mes vajzave u përfshi dhe Donaldi, i cili pasi i dëgjoi në heshtje për pak minuta, në formë ironie ju tha që të shkonin të takonin zonjën Meri.

Takoni edhe zonjën Meri, atë që di horoskopin edhe të ndani muhabetet.

Deri më tani mes vajzave nuk ka patur konflikte të mëparshme, por mesa duket me kalimin e ditëve po shkaktohen dhe debate mes tyre. Nuk dihet nëse vajzat do të vazhdojnë këtë zënkë që ndodhi mes tyre në tryezë apo ishte thjesht një keqkuptim.