Celebrities Music Showbiz

Po tani çfarë ndodhi mes Jesy Nelson dhe ‘Little Mix’?

Nicki Minaj dukej se po thumbon ish-shoqen e Jesy Nelson dhe anëtaren e grupit të ‘Little Mix’ , Leigh-Anne Pinnock, në një live në Instagram të hënën ato kanë diskutuar rreth mesazhet që kanë qarkulluar ku supozohet se treguan që ylli i grupit të vajzave ka akuzuar Jesy-n për “blackfishing”.

Reperja, e cila ka bashkëpunuar me Jesy-n në këngën e saj të re të titulluar ‘Boyz’ akuzoi Leigh-Anne për përpjekjen për të prishur karrierën e re solo të Jesy, para se të vazhdonte duke thënë edhe pjesën tjetër për ‘Little Mix’ duke i quajtur ‘kllounët xhelozë të mjerë’ në gjë e cila u shikua nga më shumë se 100,000 fansa.

Leigh-Anne thuhet se i bëri deklaratat në mesazhe me NoHun-in,  i cili i postoi në Story në Instagram-in e tij.

Heated: She stuck up for her new pal by saying: 'Bringing someone down is clown behaviour. [...] Why didn’t they say anything when [Jesy] was in the band. All of a sudden [Jesy] is not in the band anymore, they have something to say about it'

Rikujtojmë se ‘Little Mix’ nuk arriti që ta pranojë dhe ta promovojë debutimin e parë solo të ish-shoqes së tyre të grupit. Vajzat bukuroshe kanë vazhduar nomralisht rutinën e tyre pa u shqetësuar aspak në lidhje me këngën e re që Jesy ka lançuar pak ditë më parë. Në rrjetet e tyre sociale janë parë vetëm postime në lidhje me albumin e ri që pritet të dalë shumë shpejt.

Këngëtarja Jesy, e cila u largua nga grupi i vajzave dhjetorin e kaluar për shkak të shëndetit të saj mendor së fundmi ka bërë edhe një deklaratë ku është shprehur se:

Kur ishte puna te gjërat e vogla, sikur nëse duhet të bënim një video dhe të gjitha duhet të vishnin bikini dhe unë nuk doja t’i vishja sepse ndihesha keq me veten, nuk mund ta bëja. Janë vetëm gjërat e vogla, që më bënin të ndihesha e bllokuar. Dhe ishte krahasimi i vazhdueshëm i çdo dite që ishte i vështirë dhe eventualisht, pas 10-të vitesh, merr një dëmtim masiv në shëndetin mendor.