Gossip Ndryshe

Portokallia vjen në Top Albania Radio?!

Lajmi më i mirë për fansat e Top Albania Radio-s dhe Portokalli-së sapo ka mbërritur. Tashmë mund të dëgjoni pak ‘Portokalli’ edhe kur të jeni duke udhëtuar. Po për çfarë bëhet fjalë?!

Ende nuk është e qartë, por katërshja e famshme e humorit të Portokallisë zbuluan paksa nga projekti i tyre më i ri. Të ftuar sot në programin “Ndryshe” me Salsano Rrapin, në studio ishin Aleksandër Grami dhe Jorke Broka, ndërsa në linjë telefonike, Erblin Bajko dhe Rolando Saro.

Aleksandri dhe Jorke pohuan se kanë biseduar për një projekt të ri, në Top Albania Radio dhe në linjë telefonike lidhet miku i tyre Erblin Bajko, i cili konfirmon gjithçka dhe jep disa detaje. E rëndësishme është që ky program do të na dhurojë shumë të qeshura.

Do fillojë diçka shumë ndryshe, shumë e bukur, diçka e parë vetë nga ne, e parë edhe nga publiku, e dëgjuar, e lozur, e qeshur, shumë ndryshe… nuk dua të jap shumë detaje sepse nuk dua të të marr emisionin. (Erblini i drejtohet Salsanos)

Mesa duket, së shpejti do të kemi një projekt shumë të veçantë nga katërshja shumë e dashur për publikun dhe ne mezi po presim…