Celebrities Gossip

Princ Harry dhe Meghan Markle pritet të festojnë për herë të parë bashkë me Lilibet!

Që kur mirëpritën vajzën e tyre Lilibet në qershor, Princi Harry dhe Meghan Markle janë përshtatur me jetën si një familje prej katër anëtarësh. Më vonë këtë javë, së bashku me djalin Archie, ata do të kenë një festë të madhe për herë të parë me Lilibet.

Prince Harry and Meghan Markle before they stepped down as senior royals

Të dielën, ata do të festojnë së bashku Halloween dhe ndoshta dy të vegjlit do të kenë kostumet e tyre të veçanta për të veshur. Halloween është një rast që të dy Harry dhe Meghan e kanë shënuar së bashku në të kaluarën. Në vitin 2019, kur Archie ishte vetëm disa muajsh, çifti postoi në llogarinë e tyre të vjetër në Instagram për të shënuar këtë ditë.

Meghan and Harry with son Archie

Duke postuar një foto të një vizite në një punëtori të efekteve speciale në Zelandën e Re vitin e kaluar, ata shkruan:

Duke uruar të gjithëve një Halloween të sigurt dhe argëtues nga familja jonë dhe kungulli ynë i vogël!Meghan and Harry's relationship became public around Halloween in 2016

Duket se Princ Harry dhe Meghan Markle po e presin me padurim këtë ditë të veçantë për ta, duke qenë se sipas kulturës së tyre, kjo është një festë që festohet shumë, e aq më tepër kur bëhet fjalë për një familje. Burime pranë çiftit mbretëror kanë zbuluar se Harry dhe Meghan do të kenë festime të veçanta dhe shpresojnë që, të argëtohen shumë së bashku me dy fëmijët e tyre.