Showbiz

Probleme me kordat zanore, Kylie Minogue anulon koncertet

Princesha e muzikës pop ka trishtuar fansat e saj teksa ka njoftuar ka dëmtuar kordat zanore si pasojë e një bakteri në fyt.

Këngëtarja pritej të performonte në Dublin, shfaqja e radhës e turneut të saj muzikor por është detyruar të anulojë për shkak se nuk është e aftë të këndojë.

Ajo i është drejtuar fansave me anë të një deklarate në platformat sociale ku u kërkon ndjesë duke u premtuar se do të rikthehet kur të jetë rikuperuar 100%.