Auto & Moto Botë e Çuditshme

Pronari i Tesla-s vë “duart në kokë” kur zbulon shifrën që i duhej të paguante për baterinë e makinës!

Një pronar i Tesla-s shprehu së fundmi habinë e tij kur mori një faturë të shtrenjtë për të rregulluar makinën e tij elektrike. Johnny Bacigalupo i tha gazetës skoceze të lajmeve Edinburgh Live se iu dha një faturë prej 20,698 dollarë, për të rregulluar Tesla-n pasi bateria e saj ishte dëmtuar nga shiu javën e kaluar.

Sinqerisht nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur. Kur mora telefonatën për herë të parë mendova se do të paguanim një faturë për 500 funte. Kur ata thanë mbi 17 mijë u trondita, sinqerisht.

Elon Musk në vitin 2019 kishte bërë të ditur se për të zëvendësuar një bateri Tesla mund të paguani midis 5,000 dhe 10,000 dollarë. Recurrent, i cili raporton për shëndetin e baterive të makinave elektrike, tha se zëvendësimi i baterisë mund të kushtojë diku nga 5,000 dollarë në 20,000 dollarë. Garancia 8-vjeçare e makinës së pronarit nuk e mbulonte këtë problem.