Celebrities Gossip Showbiz

Publikohet një pjesë nga bashkëpunimi i Melindës dhe Rinës!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Por, aq më shumë jo vetëm Melinda por të gjithë artistët pëlqehen kur bëhen së bashku pasi bashkojnë grupe të ndryshme ndjekësish. E sidomos bashkëpunime që lindin mes vajzave që kohë më parë nuk kanë pas raporte aspak të mira. Bëhet fjalë për Rinën, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë, por duket se çdo gjë ka ngelur në të shkuarën.

E jo vetëm që i kanë lënë pas, por dy bukuroshet kanë nisur dhe xhirimet për një projekt të përbashkët muzikor e vetëm pak orë më parë na kanë zbuluar një pjesë nga surpriza që kanë përgatitur për ndjekësit e tyre teksa shfaqen gjithashtu në video shumë seksi dhe na bëjnë ta presim me padurim duetin e artisteve.

Projekti më i fundit muzikor nga ana e Rinës është ‘Fullerante’ që ka arritur mbi 2 milion klikime në platformën YouTube e nga ana tjetër, Melinda ka ardhur këtë sezon veror me plot dy duete të tjera shumë të suksesshme krah Skerdit dhe reperit Bardhi.