Bota Botë e Çuditshme

Ishte në dijeni për priftërinjtë abuzues, publikohet raporti tronditës për Papa Benedikti XVI!

Papa Benedikti XVI e dinte për priftërinjtë që abuzonin me fëmijët kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut nga viti 1977 deri në vitin 1981, kjo sipas një raporti në kryepeshkopatë që ka hedhur poshtë mohimet e vazhdueshme të Benediktit. Avokati Martin Pusch në Mynih si pjesë e një paneli që shpalli përfundimet e hetimit tha se:

Ai ishte i informuar për faktet. Ne besojmë se ai mund të akuzohet për sjellje të pahijshme në katër raste.

Dy prej këtyre rasteve kanë të bëjnë me abuzime të kryera gjatë mandatit të tij dhe të sanksionuara nga shteti, në të dyja rastet autorët kanë mbetur aktivë në kujdesin pastoral. ‘Benedikti vazhdon të mohojë akuzat’,- thanë avokatët në firmën ligjore ‘Westpfahl Spilker Wastl’, teksa zbuluan gjetjet e hetimit të tyre për abuzimin seksual historik në Kryedioqezën e Mynihut gjatë disa dekadave. Por gjetjet janë një gjykim dënues për ish-Papën, i njohur atëherë si Kardinali Joseph Ratzinger, i cili është përballur për vite me spekulime rreth asaj se sa ai dinte.

Pusch tha duke i referuar Benediktit se:

Gjatë kohës së tij në detyrë ka pasur raste abuzimi. Në ato raste ata priftërinj vazhduan punën e tyre pa sanksione, Kisha nuk bëri asgjë. Ai pretendon se nuk ka ditur për disa fakte, megjithëse ne besojmë se kjo nuk është kështu, sipas asaj që dimë.

Ju sjellim në vëmendje se së fundmi, Papa Françesku në meshën e mbajtur pak ditë më parë ka inkurajuar të gjithë çiftet e martuara të mirëpresin fëmijë në jetën e tyre, nëpërmjet lindjes natyrale ose birësimit, në vend që të blejnë më shumë qen dhe mace. Papa u shpreh në Vatikan se:

Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose duan vetëm një dhe jo më shumë por kanë mace dhe qen që zënë vendin e fëmijëve. Ky mohim i amësisë dhe atësisë të pakëson, na merr njerëzimin.