Love & Sex Sex

Puna nga shtrati “frenon” dëshirat seksuale?!

Puna nga dhoma e gjumit ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Njëri ndër shkaktarët është drita. Mungesa e dritës së ditës do të mund të shkaktojë pasoja në gjumë. Ja se si ndikon tek ne:

Drita e fortë intensifikon zgjimin tonë

Pra, është me rëndësi të dilet në ambient të jashtëm gjatë ditës, si edhe t’i afroheni dritareve, ku ka mundësi. Gjatë natës disa drita janë të ngrohta dhe të errësuara në mënyrë që të nxisni gjumin. Puna në dhomën e gjumit gjithashtu rrezikon krijimin e kaosit në hapësirën tuaj. Kjo mund t’ju kujtojë detyrat që nuk keni arritur t’i përfundoni. Kjo mund të ketë një efekt të dëmshëm për gjumin, prandaj përpiquni të rregulloni të gjitha gjërat që lidhen me punën në fund të ditës së punës.

Puna nga shtrati mund të ndikojë edhe në jetën tuaj seksuale

Ndërsa disa çifte kanë thënë që jeta e tyre seksuale është më e mirë se para pandemisë sepse ata kalojnë më shumë kohë me partnerët, të tjerët luftojnë me hapësira të vogla dhe përplasen me rutinën. Kjo sipas psikologëve Katie Anderson dhe Deborah Bailey-Rodriguez nga Universiteti Middlesex. Nëse punojmë dhe përpiqemi të relaksohemi dhe të flemë në të njëjtën dhomë, kjo mund ta bëjë të vështirë ndryshimin e kontekstit dhe nxitje të dëshirës. Shumë njerëz ankohen se ju mungon dëshira, dhe kjo është kryesisht për shkak të mungesës së ndryshimit të kontekstit.

Psikoterapistja Kate Moyle sugjeron të ndryshoni atmosferën në dhomën tuaj të gjumit për të nxitur dëshirën për seks. Ajo thotë se duhen bërë disa ndryshime në ndriçimin e dhomës së gjumit, aromën e saj ose llojin e rrobave që keni veshur.