Bota Botë e Çuditshme

Punonte si “dado” dhe abuzonte seksualisht me fëmijët, dënohet me 690 vite burg burri nga Kanadaja!

Një burrë u dënua me burgim të përjetshëm në Kaliforni për abuzim seksual me 16 djem për të cilët dyshohet se kujdesej ndërsa punonte në shtëpi të ndryshme si “dado”. Fëmijët ishin nga mosha 2 deri në 12 vjeç, ndërsa 34-vjeçari shpesh filmonte aktet e tij të tmerrshme.

Ai e përshkroi veten në uebsajtet e tij personale si një “manny” (dado mashkull), i cili jo vetëm kujdesej dhe i donte fëmijët, por ofronte një përvojë argëtuese. Sipas gjyqtarëve, Matthew Antonio Zakrzewski u shpall fajtor.

Zakrzewski u arrestua në maj 2019 pasi një çift raportoi në policinë e Laguna Beach se ai e preku djalin e tyre në mënyrë të papërshtatshme. Gradualisht filluan të vinin ankesa nga prindër të tjerë derisa u zbuluan krimet e burrit. 34-vjeçari ka abuzuar me 16 djemtë mes viteve 2014 dhe 2019, kur u arrestua dhe tani përballet me 690 vite burg.