Showbiz

Pussycat Dolls janë gati për një ribashkim?!

Këngëtarja Nicole Scherzinger është sërish në kontakte me ish-pjesëtaret e tjera të grupit të famshëm “Pussycat Dolls”.

Ky lajm është konfirmuar më datë 4 nëntor kur të gjitha vajzat u bashkuan për të performuar live së bashku gati pas 1 dekade.

Ato kënduan disa nga hitet e tyre me popullore në spektaklin e talenteve “The X Factor: Celebrity” në Angli ku u brohoritën pa fund nga të pranishmit në sallë.

Kjo nuk mbaroi këtu pasi pas performancës së tyre nisën aludimet se “Pussycat Dolls” do të ribashkohen. Këto spekulime u konfirmuan edhe nga Nicole e cila nuk e përcaktoi arsyen e ribashkimit të tyre apo se çfarë do të bëjnë vajzat bashkë.