Aktualitet

Qëlloi me armë automjetin e ish-deputetit socialist Prenga në maj 2023, kapet nga policia!

Qëlloi me armë drejt automjetit të ish-deputetit socialist Armando Prenga, në maj të vitit të kaluar në Fushë-Kuqe të Kurbinit, policia kapi dhe ndaloi autorin e dyshuar. Në pranga ra 30-vjeçari, Fatbardh Ismaili i akuzuar për veprat penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”. Ndaj tij, më 25 maj të vitit 2023, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi zyrtar:

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim edhe me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen në fshatin Gurëz, Njësia Administrative Fushe-Kuqe, Kurbin, të një personi në kërkim, është organizuar puna operacionale ku si rezultat u kap dhe u ndalua shtetasi F.I. 30 vjeç, banues në Fushe-Kuqe, Kurbin.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Në datë 17 maj 2023, në Fushë-Kuqe, i ndaluari F. I., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje të drejtuar nga shtetasi A.P. 49 vjeç.